Vienna Insurance Group

Vienna Insurance Group (VIG) është një nga grupet më të mëdha të sigurimeve në Evropën qendrore dhe lindore (CEE). Grupi me seli në Vjenë punëson afro 25.000 të nëpunës dhe realizon primin prej 10 miliardë euro. Kompanitë e sigurimeve që veprojnë në kuadër të VIG ofrojnë shërbimet cilësore të sigurimeve në sigurime jo-jetësore dhe sigurimin e jetës. Qëllimi kryesor i tyre është që të sigurojnë zgjidhjet inovuese për sigurime në të gjitha fushat e jetës, si dhe që klientëve në të gjitha tregje të ofrojnë shërbimet me cilësi të jashtëzakonshme.

Fokusi dhe strategjia e qartë e veprimtarisë me theks tek zgjerimi në vende të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë krijuar mundësitë që VIG nga kompania lokale austriake të zhvillohet në një kompani ndërkombëtare që ka rreth 50 kompani të sigurimeve në 24 vende. Me ruajtje dhe mirëmbajtje të stabilitetit financiar, VIG e ka mundësinë që blerësve, aksionareve, partnereve dhe nëpunësve të ofrojë nj shkallë të lartë të sigurisë. Një nga shkaqet kyçe për këtë është politika konservative e investimeve. VIG e ka A+ vlerësimin me perspektivë stabile, dhe për këto arsye është shoqëri me rang më të mirë në indeksin e ATX bursës së Vjenës. Nga viti 2008 kompania është listuar edhe në bursën e Pragës.

Përpos arsyeve ekonomike, Grupi gjithashtu konsideron si të rëndësishme lidhshmërinë me çështje sociale dhe krijimin e një shoqërie më të mirë. Në këtë mënyrë VIG mbetet besnike qëllimit të vetë kryesor – zhvillimit të orientuar ndaj vlerave.

Tregu kryesor – Austria

Austria, ku edhe ia ka filluar ekspansioni, është tregu kryesor i Grupit. Kompanitë e VIG, Wiener Stadtische Versicherung AG, Donau Versicherung dhe Sparkassen Versicherung, janë liderët e tregut në Austri dhe i sigurojnë Grupit pozitat e jashtëzakonshme. Fuqia që është treguar në këtë treg kryesor, nga viti 1824 është një nga arsyet për realizimin e suksesshëm të strategjisë së ndërkombëtarizimit të VIG-ut.

Pozita lider në rajonin e EQL (Evropës Qendrore dhe Lindore)

Në vitin 1990 VIG ka qenë kompania perëndimore e parë e sigurimeve që një pjesë të veprimtarisë së vetë e ka lokalizuar në Evropë Qendrore dhe Lindore – rajonit që sot përfshinë 50% e primeve të grupit. Në Evropën Qendrore dhe Lindore, VIG është i pranishëm në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnje – Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikën e Çekisë, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Letoni, Lituani, Maqedoni, Mal të Zi, Poloni, Romani, Serbi, Sllovaki, Turqi dhe Ukrainë. Gjithashtu, është edhe dega në Slloveni. VIG është pozicionuar mirë, ashtu që merr pjesë në rritjen e standardit jetësor të rajonit EQL dhe në rritjen e nevojave për sigurim. Gjithashtu, VIG është aktive në Gjermani, Lihtenshtajn dhe Itali.

Qëllimi i përbashkët: të ofrohet siguria përdoruesve

Çdo i siguruar është i veçantë. Të siguruarit të mundshëm dallohen sipas nevojës se vetë për sigurim dhe të ardhurve kur shkojnë në pension, sipas rrethanave jetësore dhe mënyrës në të cilën kanë dëshirë të fitojnë këshillime profesionale mbi sigurim. VIG është e vetëdijshme mbi këto. Nuk ekziston i siguruari “standard”, prandaj VIG kushton vëmendje tek karakteristikat lokale të posaçme dhe është i pranishëm me disa brende, si dhe me rrjet shpërndarës në tregje të veta të mëdha. Ekziston një qëllim i përbashkët për të gjitha kompanitë e VIG-ut dhe ai qëllim është ofrimi i sigurisë të siguruarve të vetë.

Anëtaret e VIG që veprojnë në Austri me vite kanë ofruar prodhime gjithë e më inovuese të sigurimit, të përshtatura nevojave të të siguruarve, dhe ata si për sigurimet e jetës, ashtu edhe për sigurimet jo-jetësore. Në Evropë Qendrore dhe Lindore, rritja e standardit jetësor sjellë deri tek nevoja dhe kërkesa e rritur për sigurime, si dhe deri tek ndryshimi i strukturës së portofolit të sigurimeve në rajonin e EQL. Përkatësisht, edhe nëse policat e sigurimit të automjeteve dhe sigurimi i amvisërive dhe sendeve në amvisëri ishin më të kërkuarat, tani situata është duke u ndryshuar. Sigurimi i mbulesës së pensioneve, si dhe format e ndryshme të kursimit dhe investimit, përmes policave të sigurimit të jetës, ia kanë filluar të janë më të popullarizuara dhe marrin pjesë më të madhe në portofol.
Grupi e ka themeluar edhe kompaninë e vetë të ri-sigurimeve VIG Re. Themelimi i kësaj shtëpi të ri-sigurimeve në Republikën e Çekisë thekson rëndësinë që tregu i Evropës Qendrore dhe Lindore e ka për VIG, si një treg me potencial të madh.

Erste banka – partner i rëndësishëm

Kontrata mbi bashkëpunimin e ndërsjellët në shitje dhe shpërndarje të prodhimeve me Erste grupin, si në Austri, ashtu dhe në rajonin e EQL, i nënshkruar në vitin 2008. Në përputhje me strategjinë e shitjes, u afrohet klientëve përmes kanalet e ndryshme të shpërndarjes, prodhimet e VIG janë shitur përmes rrjetit të Erste Grupit, dhe nga ana tjetër në ofertë të VIG kompanive gjenden prodhimet bankare të Erste bankës. VIG dhe Erste Grupi në mënyrë të barabartë janë ekspertet profesional dhe të besueshëm si për shërbime bankare ashtu edhe për shërbimeve të sigurimeve.

Të punësuarit janë çelësi i suksesit tonë

VIG ofron këshille të cilësisë të jashtëzakonshme dhe shërbimin e shkëlqyer për komplet të prodhimeve të asortimentit të vetë. Për këto arsye vetë nëpunësit e Grupit e kanë rëndësinë më të madhe për sukses të kompanisë. Qasja rajonale që e zbaton VIG do të thotë se të punësuarit gjithmonë kanë mundësi për të plotësuar nevojat e blerësve, si dhe për tu përshtatur kushteve dhe gjendjes në treg.

 

Vienna Insurance Group
www.vig.com