FUTURA PROGRAM

Asnjë gjë nuk është më e vlefshme se jeta dhe prandaj duhet të mbrohet me kohë dhe në mënyrë cilësore.

Me programimin Futura të Wiener Städtische sigurimit të jetës mund të siguroni mjetet për shkollim të fëmijës suaj , por dhe të siguroni vetës të ardhmen e sigurt dhe pleqërinë e lumtur. Përparësia e kësaj forme të sigurimit rrjedh nga fakti që përmban elementet e kursimit që realizohet me ndarje të afatgjatë të shumës sipas zgjedhjes suaj.

Pas skadimit të sigurimit, përdoruesit i paguhet shuma e siguruar së bashku me pjesëmarrje në fitim, pa marr para sysh a do të jetoj i siguruari gjer tek pagesa apo jo.

Në rast se gjatë periudhës së sigurimit vjen deri tek vdekja e të siguruarit, si pasojë e aksidentit, përdoruesit i paguhet shuma e siguruar, dhe pas skadimit të sigurimit e njëjta shumë i paguhet edhe një herë, por së bashku me pjesëmarrje në fitim.

Kushtet kryesore për lidhje të kontratës së sigurimit të këtij lloji janë:

  • I siguruari mund të jetë i moshës prej 14 deri në 65 vjeçar
  • Kontrata mund të lidhet për periudhë prej së paku 10, dhe më së shumti 25 vite
  • Primi minimal është 300€ në vit.

Shembull:

Gjinia: Mashkullore
Mosha e të siguruarit: 40 vjeç
Kohëzgjatja e sigurimit: 25 vite
Primi: 500 € në vit
Shuma e siguruar: 14.656,05 €
Fitimi i pritur: 5.862,42 €
Shuma e pritur: 20.518,47 €

Së bashku me këtë sigurim mund të lidhet edhe sigurimi i shtuar nga pasojat e aksidentit – invaliditetit të përhershëm, me shpërblimi ditor për trajtime spitalore.

Wiener Städtische sigurimi i jetës Podgorica sh.a. në marrëveshje me Ju, sipas nevojave dhe mundësive të Juaja do të përpiloj një ofertë speciale për Ju.