Wiener SEF

Nëse keni vendosur që një shumë të madhe të të hollave ta investoni në mënyrë të sigurt dhe për një periudhë më të gjatë, Wiener Kasafortë sigurimi i jetës me primë të njëhershme është më se zgjidhje e sigurt.

Pse Wiener Kasafortë është vendi m i sigurt për të hollat tuaja?

Sepse Jeta është në vend të parë!

Me vetëm një pagesë, në pajtim me mundësitë Tuaja, jeni në situatë që ta siguroni jetën e vetë për ës paku dhjetë vite. Gjithashtu, sigurimin mund ta lidhni në dobi të të afërmve tuaj dhe në mënyrë të tillë ta ruani një shumë të vlefshme të të hollave me të cilën do të kanë mundësi të disponojnë.

Sepse Besimi është në anën tonë
Wiener Städtische sigurimi i jetës është pjesë e Vienna Insurance Group, njërës nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Prodhimet tona janë mënyrë e sigurt që të siguroheni nga fatkeqësitë që i sjellë koha e krizës.

Sepse Siguria është detyra jonë
Me kombinim të fuqisë ekonomike të Vienna Insurance Group, profesionalizmit dhe njohurive, në treg kemi sjellë cilësinë dhe sigurinë e vërtetuar. Fuqia e jashtëzakonshme financiare e koncernit VIG është vërtetuar edhe nga ana e kompanisë ndërkombëtare për përcaktim të rangut, Standard & Poor’s, që koncernin e ka vlerësuar si A+ me perspektivë stabile për të ardhmen, çfarë është provë që edhe në kohëra të pasigurta ekzistojnë investimet e sigurta.

Sepse Kursimi është përparësia jonë
Pas skadimit të kohëzgjatjes së sigurimit ju kënaqeni në efekte të plota të kursimit të sigurt me përfitim. Me pagesë të shumës së siguruar paguhet edhe fitimi i realizuar.

Sepse Wiener Kasafortë është kursimi dhe siguria Juaj
Programi Classic është forma kryesore dhe më e kërkuar e sigurimit të jetës me element të konsiderueshëm të kursimit. Gjithashtu, në rast të vdekjes, shtëpia jonë momentalisht, duke paguar shumën e siguruar, kujdesohet për anëtarët e familje së të siguruarit të vetë.
Në rast të vdekjes aksidentale, paguhet shuma e dyfishtë e siguruar.