Classic PROGRAM

Programi Classic i Wiener Städtische sigurimit të jetës ofron mbulimin e plotë të sigurimit të jetës. Kjo është forma kryesore dhe më e kërkuar e sigurimit të jetës që përmban elementet e kursimit dhe në rast të vdekjes së të siguruarit momentalisht kujdesohet për anëtarët e familjes së tij.
Me programin Classic Ju kurseni të hollat për moshën e pjekur dhe krijoni kapitalin me të cilin do të ndjeni vetën më të sigurt. Gjatë viteve Ju ndani një shumë sipas dëshirës së Juaj dhe përmes një lloji të kursimit e lini për të ardhmen.
Njëkohësisht, gjatë gjithë kësaj përudhe – jeta Juaj është e siguruar.

 

Kushtet kryesore për lidhje të kontratës së këtillë të sigurimit janë:

  • I siguruari mund të jetë i moshës prej 14 deri në 65 vjeçar
  • Kontrata mund të lidhet për periudhë prej së paku 10, dhe më së shumti 25 vite
  • Primi minimal është 300€ në vit

Shembulli për Classic sigurimin e jetës

Mashkulli 30 vjeçar, kontrata për 20 vite
Primi mujor 50 €
Shuma e siguruar * 12.827,38 €
Shuma dopio e siguruar* 25.654,76 €
Shuma e siguruar me fitimin e pritur ** 16.675,59 €

* Shumat e siguruara të cekura do të rriten për fitim të realizuar nga fillimi i sigurimit.

** Shuma e paraqitur e fitimit nuk është e garantuar, por e vlerësuar në bazë të eksperiencës së deritanishme në passhkrimin e fitimit.

Ata për çfarë programi Classic është i veçantë është mundësia që ti bashkëlidhen edhe kontratat dhe sigurimet e shtuara.

Në rast të diagnostikimit të ndonjë sëmundjeje të mbuluar me Sigurimin nga sëmundjet e rënda, të siguruarit menjëherë i paguhet shuma e siguruar dhe në këtë mënyrë i lehtësohet shërimi dhe mbulimi i shpenzimeve mundësisht të mëdha. Në këtë mënyrë nuk ndërpritet sigurimi kryesor i jetës, që vazhdon dhe e ka shumën e siguruar të pandryshuar.

Përpos sëmundjeve të cekura, të siguruarit i mbulohet e dhe kujdesi i përhershëm i domosdoshëm – çfarë është shërbimi i veçantë në tregun e brendshëm të sigurimeve.

Shembulli për sigurimin nga sëmundjet e rënda

Mashkulli 30 vjeçar, kontrata për 20 vite
Primi mujor 4 €
Shuma e siguruar* 11.441 €

Me programin Classic mund të bashkëlidhet edhe Sigurimi nga aksidenti. Ky sigurim shpërblen dëmin që është pasojë e invaliditetit të përhershëm të të siguruarit që ka ndodhur me aksident (aksident rrugor, lëndim në punë, rënie, …), si dhe shpërblimin ditor për trajtim spitalor. Varësisht nga rreziku u vlerësuar i shkallës së invaliditetit, paguhet edhe përqindja e shumës së siguruar.

Shembulli për Sigurimin nga aksidenti

Primi mujor 10,75€
Shuma e siguruar për invaliditet prej 100% 44.000€
Shpërblimi për trajtim spitalor 30 €

Wiener Städtische sigurimi i jetës Podgorica sh.a. në marrëveshje me Ju, sipas nevojave dhe mundësive të Juaja do të përpiloj një ofertë speciale për Ju.