Sigurimi Senior

Çdo moshë i ka preokupimet e veta, ashtu dhe periudha e tretë e jetës. Shpesh jemi dëshmitarë të vullnetit të fuqishëm për ti shlyer llogaritë e veta deri sa ende kemi mundësi.

Ekzistojnë llogaritë që nuk mund ti shlyejmë paraprakisht, që mbesin pas nesh. Për të gjithë ata që kanë dëshirë që ta bëjnë një gjest të fundit me të cilin do tʼua lehtësojnë të dashurve të vetë situatën e vështirë dhe me cilin do tʼua lejnë kujtimet e bukura e jo brengosjet, Wiener Städtische sigurimi i jetës e ka përgatitur ofertën e sigurimit Senior.

Këto janë karakteristikat kryesore të sigurimit Senior:

  • Mund ta lidhin vetëm personat në moshë prej 50 deri në 80 vjeç
  • Sigurimi vlen vetëm për rast të vdekjes – kohëzgjatja është e përjetshme
  • Pagesa kryhet përherë maksimalisht deri në moshën 85-vjeçare

Për këtë sigurim nuk nevojitet shqyrtimi mjekësor, ashtu që është i përshtatshëm për të gjithë ata që i takojnë kësaj moshe.

Wiener Städtische sigurimi i jetës Podgorica sh.a. në marrëveshje me Ju, sipas nevojave dhe mundësive të Juaja do të përpiloj një ofertë speciale për Ju.

Për të gjitha pyetjet, Ju lutemi të na kontaktoni përmes e-maili: office@wiener.co.me