Wiener Stadtische investon në shëndet dhe në të ardhmen e fëmijës

Wiener Stadtische sigurimi i jetës Podgorica sh.a ka nënshkruar kontratën me bankën që është lider në Evropë për ruajtjen e qelizave staminale, Cryo Save, dhe në këtë mënyrë është bërë sigurimi i parë i jetës në Mal të Zi që prindërve të ardhshëm do të sigurojë që ti ruajnë qelizat staminale të foshnjave të veta në këtë bankë, përmes programit të ri 3D.

Interesimi i publikut për deponimin e qelizave staminale është duke u rritur me zhvillimin e degës së re – mjekësisë rigjeneruese dhe me njohuri të reja që ditë për ditë e zgjerojnë fushën e përdorimit të qelizave staminale në luftë kundër sëmundjeve. Duke pas para sysh aftësinë mbresëlënëse të qelizave staminale për të rigjeneruar indet e dëmtuara ose të vjetërsuara, si dhe interesin përfundimtar – shëndetin e mirë të të siguruarve të vetë, Wiener Stadtische sigurimi, përmes 3D paketës së re të sigurimit të jetës, ka siguruar sigurimin e fëmijëve përmes të cilit realizohet një ulje të çmimeve të shërbimeve të deponimit të qelizave staminale përmes Monte-Cell sh.p.k., kompanisë lokale të Cryo Save-it, dhe në këtë mënyrë e ka bërë këtë shërbim të qasshëm edhe për klientët e vetë.

Deri para sa kohe pak njerëz në Mal të Zi ka pas njohuri se çfarë janë qelizat staminale, se përdoren për shërim të sëmundjeve të shumta, si dhe se falas zhvillimit të teknologjive të reja është mundësuar ruajtja e sigurt e mostrave në banka të specializuara.

“Ne e kemi njohur rëndësinë e ruajtjes së qelizave staminale dhe jemi marrë vesh për bashkëpunim me bankën që në Evropë është lider për ruajtjen e qelizave staminale, Cryo Save, që i deponon në Belgjikë dhe Holandë. Në këtë bankë ruhen mostrat nga 38 vende të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Çmimi i përgjithshëm i grumbullimit, transportit dhe përpunimit të qelizave dhe ruajtje të tyre për 20 vite të para është 1.780 euro. Me lidhje të Programit 3D kursehen 160 euro të çmimit të deponimit të qelizave staminale, si dhe ulja prej 20% në shumë të primit të sigurimit gjatë vitit të parë, dhe shtesë ekziston mundësia e lirimit nga pagesa e primit në vitin e fundit të sigurimit. Përdorimi i qelizave staminale deri sa fëmija është i/e mitur është vendimi i prindërve, dhe pastaj të gjitha të drejtat kalojnë tek fëmija që i ka qelizat staminale të deponuara, kurse ruajtja e tyre mund të zgjatet edhe pas skadimit të afatit prej 20 viteve.” Është shprehur Lubo Mitroviq, drejtor i Wiener Stadtische sigurimi i jetës Podgorica sh.a.

Programi i sigurimit të jetës – 3D është i përshtatur nevojës së prindërve që fëmijës së vetë të ofrojnë sigurinë afatgjate dhe të plotë nga dita e parë, duke menduar mbi të ardhmen, shkollimin, shëndetin e tij si dhe mbi zgjedhjet dhe shpenzimet e shumta jetësore. Ky program është i veçantë sepse ekziston mundësia të lidhet menjëherë pas lindjes së fëmijës, dhe në këtë mënyrë fëmija deri në moshën 19-vjeç është i siguruar me paket kryesor të sigurimit me karakter kursimi. Pas skadimit të kësaj periudhe, 3D kalon në sigurimin e kombinuar të jetës. Me mjete të akumuluara i siguruari mund të disponoj pasi ti mbushin 20 vjet të jetës.